Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” – Shkodër organizojnë edicionin e 25-të të Çmimit Ndërkombëtar për Interpretues të Rinj të Muzikës Klasike “Pjetër Gaci”. Konkursi do të zhvillohet në datat 20–23 maj 2026.
Ky aktivitet është i hapur për interpretues me aftësi solistike nga mosha 7 deri 23 vjeç, nga Shqipëria dhe jashtë saj, të ndara në kategori sipas grup-moshave në specialitetet: piano; harqe; instrumentet e drunjta dhe të tunxhit; kitarë; fizarmonikë dhe kanto.
I gjithë konkurrimi do zhvillohet në skenën e Teatrit “Migjeni”.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet me datën 20 maj 2026 ora 09.30 në Teatrin “Migjeni”.
Koncerti final me interpretuesit më të mirë nga ku do të dalin fituesit e çmimeve të mëdha do të jetë me datën 23 maj 2026 ora 19:00.
Informacionin mbi rregulloren, regjistrimin, anëtaret e jurive, datat dhe oraret konkurrimit, si dhe detaje të tjera, do ti gjeni në faqen tonë të internetit www.pjetergaci.al në ditët në vijim.
Risia e këtij edicioni është se të gjithë konkurrentëve do t’u jepet certifikatë pjesëmarrjeje, pa u vlerësuar me pikë. Fituesve të secilës kategori do t’u ndahen çmime.
Në koncertin final, i cili ndërtohet me fituesit e përzgjedhur nga secila kategori, do të garohet për tre çmimet e mëdha.
Grupi realizues i konkursit:
Drejtor Artistik: Lorenc Radovani
Drejtor Organizativ: Dritan Mlika
Konsulent Artistik: Bardhyl Hysa
Koordinatore: Kristi Ndoja
Sekretaria: Gjovalin Ndoja
Afati i regjistrimit është deri me datën 6 qershor 2025
Tarifa e regjistrimit është 1500 Lekë (ose 15 Euro).
Regjistrimi kryhet duke plotësuar formularin.